Rummenige: Chiesa është ndryshe nga Ribery dhe Robbeni

Futboll

Rummenige: Chiesa është ndryshe nga Ribery dhe Robbeni

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:05
Rummenige: Chiesa është ndryshe nga Ribery dhe Robbeni

Karl-Heinz Rummenige, ish-drejtues i lartë i Bayern Munichi, një legjendë e këtij klubi dhe Gjermanisë, ka dhënë një interviste për Tuttosport dhe mes të tjerash ka folur edhe për emra të veçantë të Serie A.

Dy janë lojtarë të Juventusit dhe një i Interit ku ai ka luajtur si futbollist.

“Chiesa është ndryshe nga Ribery dhe Robben, por edhe më ngjan në disa pika me Arjen. Ai ka driblim dhe gjuajtje dhe është e vërtetë që ne kemi menduar ta transferojmë te Bayern kur ai ishte te Fiorentina. Tani nuk jam më drejtues në klub, por mendoj se Bayern është mirë nga krahët me Coman, Sane, Gnabry e Musiala.

Kur Dybala ishte te Palermo, para se të kalonte te Juventusi, e vlerësonim shumë. Ai është një talent i jashtëzakonshëm, por ka edhe ulje e ngritje. Për momentin, nëse do të isha trajner do të merrja Lautaro Martinez.

Ai është vërtetë i fortë, por duke qenë se zemra ime është zikaltër dhe u përpoqa të mos blej lojtarë tek Interi. Me mikun tim Marotta kemi bërë disa operacione kur ishte te Juventusit, si Vidal, Coman e shumë të tjerë”, është shprehur Rummenigge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat