Mascherano nis një eksperiencë të re

Futboll

Mascherano nis një eksperiencë të re

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Mascherano është majtas

Për Javier Mascheranon nis një eksperiencë të re ajo e trajnerit. Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës por edhe i kombëtares argjentinase është zyrtarizuar si trajneri i ri i përfaqësueses së 20-vjeçarëve të Argjentinës.

Ai ka nisur kështu një detyrë të re e cila do të marrë jetë muajin e ardhshëm.

Ish kapiteni i La Selecion do të zëvendësojë në këtë post Fernando Batistan i cili ka vendosur të bashkohet me Jose Pekerman në stafin teknik të përfaqësueses së Venezuelës.

Mascherano u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2020 me fanellën e Estudiantes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat