Mascherano i rikthehet botës së futbollit

Futboll

Mascherano i rikthehet botës së futbollit

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:59
Mascherano i rikthehet botës së futbollit

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës Javier Mascheranos Javier Mascherano i është rikthyer botës së futbollit, por kësaj radhe në rolin e trajnerit.

Mascherano pritet që të marrë postin e trajnerit te Kombëtarja e Argjentinës në grupmoshat U20 në muajin janar.

37 vjeçari do ta zëvendësojë trajnerin aktual Fernando Batista, ku ky i fundit largohet nga ky post për t’iu bashkuar stafit të Kombëtares së Venezuelës.

Mascherano është paraqitur në katër Kampionate Botërore me Argjentinën, përfshirë këtu edhe finalen e vitit 2014, dhe ishte pjesë e skuadrës historike të Pep Guardiolas, duke fituar me Barcelonën pesë tituj të La Ligas spanjolle dhe dy Liga të Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat