Mentalitet fituesi?

Futboll

Mentalitet fituesi?

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:23
Locatelli

Gjithmonë kishte ëndërruar që të vishte fanellën e Juventusit dhe në fund Locatelli ia arriti. Sot është titullar fiks i mesfushës së Allegrit dhe tekniku e vlerëson shumë, sepse është ai që i jep ekuilibër lojës së skuadrës bardhezi.

“Kam jetuar dy momente të veçanta që kur kam ardhur tek Juventusi: së pari kur kam firmosur kontratën dhe pashë logon Juventus Football Club, ishte diçka fantastike.

Dhe momenti i dytë kur shkova në stadium dhe pashë për herë të parë fanellën me numrin dhe mbiemrin tim, ishte një emocion i madh. Mora fanellën e putha dhe i thashë vetes: Manuel tani je këtu dhe ka ardhur momenti që të luash”, ka thënë mesfushori i Juentusit në një intervistë për faqen e Ligës së Serie A.

“Mentalitet fituesi? Kur vjen në këtë klub është gjëja e parë që bie në sy. Falë këtij mentaliteti Juventusi ka arritur të bëjë diçka unike, e percepton menjëherë, jo vetëm tek drejtuesit, por tek e gjithë bota e Juventusit.

Për fat të keq gjatë këtij sezoni kemi rënë në ndeshje ku nuk duhet të binim, por ka ndodhur dhe tashmë duhet të shohim vetëm përpara. Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë më shumë dhe se ka shumë aspekte ku duhet të përmirësohemi. Besoj se vazhdimësia dhe nderi janë gjërat më të rëndësishme.

Allegri është një trajner ekspert dhe fitues, e ka treguar në fushë se di të fitojë dhe këtë na e mëson edhe neve”, ka përfunduar Manuel Locatelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat