Mancini qetëson italianët

Futboll

Mancini qetëson italianët

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:24
Mancini qetëson italianët

Italia do të duhet të kalojë nëpërmjet Play Off-it për të siguruar një biletë për në Kupën e Botës Katar 2022 dhe shorit është treguar i pamëshirshëm, pasi nëse kalon Maqedoninë e Veriut, do të përballet në finale me fituesen e çiftit Portugali-Turqi.

Trajneri Roberto Mancini pranon se “të kaltrit” mund të siguronin kualifikimin shumë më herët, megjithatë shprehet i bindur se pavarësisht vështirësive në short, kampionët e Europës do t’ia dalin të shkojnë në Botëror.

“Kemi pasur shumë mundësi për të shkuar në Botëror më herët dhe për të mos lënë gjë për Play Off-in, megjithatë episodet i kemi pasur kundër, pasi kemi humbur penallti e shumë raste të tjera shënimi. Gjithsesi i siguroj të gjithë që Italia do të shkojë në Botëror”, deklaroi trajneri i Italisë.

Sa i përket të ardhmes, Mancini pranon se i mungon intensiteti i të stërviturit të një klubi, ku angazhohet çdo ditë dhe ka ndeshje çdo tre ditë, megjithatë fillimisht dëshiron të garojë edhe në Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat