Juventusi shton kapitalin me 366.9 milionë euro

Futboll

Juventusi shton kapitalin me 366.9 milionë euro

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 13:22
Juventusi shton kapitalin me 366.9 milionë euro

Për të ndërtuar apo rindërtuar një skuadër të madhe nevojiten lojtarë të mëdhenj, por lojtarët e mëdhenj vlejnë shumë miliona.

Dhe pa dyshim që nëse njeh edhe menaxherin e duhur, asgjë nuk është e pamundur.

Të paktën i kësaj ideje është Juventusi, i cili ditën e djeshme i ka dhënë një shtytje të fortë të ardhmes së klubit, duke zyrtarizuar një shtim kapitali në arkat e tyre prej 366.9 milionë eurosh, e thënë ndryshe 91.75 për qind e të gjitha arkëtimeve të një sezoni më parë.

Diçka e tillë lehtëson shumë jo vetëm punën e drejtuesve bardhezinj, të cilët pa dyshim që do të kërkojnë të shtojnë cilësi në ekip, por në të njëjtën kohë u jep shpresë edhe tifozëve se ndoshta ky sezon vërtet mund të ketë marrë një kthesë të keqe, por me të paktën kualifikimin në Champions dhe me disa investime bindëse që janë në plan së fundmi, sezoni i ardhshëm mund të jetë ai i shkëlqimit të shumëkërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat