Celta më e mirë se Espanyoli

Futboll

Celta më e mirë se Espanyoli

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:12
Celta më e mirë se Espanyoli

Celta Vigo kishte marrë vetëm një pikë në dy javët e fundit në La Liga, teksa sonte mposhti 3:1 Espanyolin. Ekipi galician e gjeti shumë shpejt golin e avantazhit.

Minuta e tretë, asist i Iago Aspas dhe finalizim i Santi Mina.

Celta e filloi shumë mirë edhe fraksionin e dytë të sfidës, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 47-të.

Iago Aspas u tregua i saktë përballë portës kundërshtare falë një diagonaleje potente, duke gjetur golin e tetë sezonal në kampionatin spanjoll. Vendasit gjetën edhe golin e tretë tetë minuta përpara fundit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat