E sheh si grup të vështirë

Futboll

E sheh si grup të vështirë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Milevski

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski pas hedhjes së shortit për grupet e Ligës së Kombeve ka deklaruar se Maqedonia duhet të jetë maksimalisht në niveline duhur për të qenë konkurues për vendin e parë. Përfaqësuesja jonë është së bashku në grup me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Grupi është i vështirë, por në futbollin e sotëm nuk ka kundërshtarë të lehtë ose nga përpara pikë të fituara. Na presin ndeshje serioze.

Gjeorgjia është përfaqësuese kundër së cilës kemi luajtur ndeshje të vështira në periudhën e fundit. Bullgaria barazoi kundër Kampionit Europian, Italisë. Ajo do të thotë se kundërshtari jonë është ngritur në nivel. Gjibraltari kuptohet se nuk është e njejta përfaqësuese nga edicioni i parë i Ligës së Kombeve kur u përballem në të njejtin grup.

Maqedonia duhet të jetë në nivelin më të lartë në çdo ndeshje. Futbolli modern nuk toleron ndonjë qasje tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat