Në Spanjë u shënua gol nga 50 metra, portieri në gjumë

Futboll

Në Spanjë u shënua gol nga 50 metra, portieri në gjumë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Në Spanjë u shënua gol nga 50 metra, portieri në gjumë

Në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Espaynol është realizuar në supergol.

Skuadra ku luan Keidi Bare ka marrë shumë pikë brenda fushe, ndërsa në ndeshjet jashtë ka zhgënjyer teksa të premten ndaj Celta Vigos në sfidën që hapi javën e 18-të të La Ligas teksa u mposht me shifrat 3:1 nga Celta Vigo në transfertën e Balaidos.

Në minutat shtesë Loren Moron realizoi golin e tij të parë me Espanyolin në La Liga dhe të nderit për miqtë nga Katalunja, një gol që për nga rëndësia nuk kishte shumë vlerë, por që për nga bukuria ishte thjeshtë spektakolar.

Një rivënie e gjatë e portierit të Espanyolit shkoi në këmbët e Moron që provoi nga mbi 50 metra distancë, duke zënë në befasi portierin e Celtas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat