Newcastle interesohet për Edin Dzekon

Futboll

Newcastle interesohet për Edin Dzekon

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:40
Edin Dzeko.

Ka raportime në Angli se Newcastle United do të tentojë në janar për ta transferuar sulmuesin e Interit, Edin Dzeko.

35-vjeçari boshnjak nuk ka gjasa të largohet nga Nerazzurri në mes të sezonit, pasi sapo u bashkua si lojtar i lirë nga Roma gjatë verës.

Golat e tij kanë ndihmuar që skuadra e Simone Inzaghit të ngjitet në krye të tabelës së Serie A dhe ata do të përballen me Liverpool-in në raundin e 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Sipas Daily Mail, Newcastle United është i përgatitur të shpenzojë shumë për të rikthyer Dzekon në Premier League, një trofe të cilin e fitoi me Manchester City.

Megjithatë, Interi nuk do të mendojë ta lërë veteranin të largohet, pasi ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asistime në 23 paraqitje këtë sezon ndërmjet Serisë A dhe Ligës së Kampionëve.

Newcastle u mor nga fondi i investimeve të Arabisë Saudite PIF, por ka vetëm një fitore në Premier League deri më tani këtë sezon dhe është në vendin e parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat