Gëzim Rusi operohet, do të mungojë një kohë të gjatë 

Futboll

Gëzim Rusi operohet, do të mungojë një kohë të gjatë 

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 00:33
Gëzim Rusi operohet, do të mungojë një kohë të gjatë 

Futbollisti Gëzim Rusi kryen me sukses operimin. Drejtuesit e FC Ferizaj njoftojnë se gjithçka ka shkuar siç është më së miri dhe shpresojnë se shpejti t’i rikthehet fushës së lojës.  

“Klubin tonë nuk po e përcjell fati i mirë, pas Genc Berishes edhe sulmuesi ynë Gzim Rusi i është nënshtruar operimit të cilin e përfundoj me sukses. 

Rusi ka pasur një lëndim të ligamenteve të gjurit, si pasojë e këtij lëndimi ai i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik të cilin e perfundoj me sukses. 

Klubi ynë i ka ofruar mbështetjen e duher Rusit dhe duke i uruar shërim sa me te shpejtë, presim rikthimin e tij në fushën e gjelbert per te vazhduar punen e tij per ti arritur synimet tona”, njofton Bordi i klubit me kryetar Lulzim Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat