Historia që përsëritet

Futboll

Historia që përsëritet

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:59
Historia që përsëritet

Sfida Juventus–Napoli, ashtu si sezonin e kaluar, rrezikon të mos luhet. Shkaqet mendohen të jenë po të njëjtat, ato të shtimit të rasteve me COVID-19 në radhët e Napolit.

Pas Fabian Ruiz dhe Lorenco Insinjes, i infektuari i tjetër në ekipin e Spaletit është meksikani Hirving Lozano. Këto raste shikohen si arsye shumë të forta për shtyrjen e sfidës në Torino, kundër Juventusit që luhet më datë 6 janar.

Drejtori i Agjencisë së Shëndetësisë Rajonale të Napolit, Antonio D’Amore, në një intervistë për Fanpage.it u shpreh: “Ne po lundrojmë në ujërat e Omicron dhe jemi shumë të shqetësuar për këtë. Udhëtimi në Torino? Asgjë nuk mund të vërtetohet. Do të jetë gjithashtu e nevojshme të shihet nëse qeveria do të marrë masa të tjera. Është një situatë që sigurisht duhet monitoruar” përfundoi ai.

Ndeshja e sezonit të kaluar midis Juventusit dhe Napolit ngriti shumë polemika. Ekipi i Napolit nuk pranoi të udhëtonte për në Torino pasi një pjesë e madhe e ekipit u infektua me COVID-19.

Juventusi fitoi 3-0 në tavolinë atë sfidë pas vendimit të marrë nga Federata Italiane, por pas ankesave të klubit napoletan, sfida u luajt.

Ky është rasti i dytë që rrezikon të shtyhet në Serinë A për këto arsye, pas sfidës mes Udinezes dhe Salernitanës, para Krishtlindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat