Kupa e Francës nis me infeksione pafund

Futboll

Kupa e Francës nis me infeksione pafund

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:59
Kupa e Francës nis me infeksione pafund

Lille do të dalë në fushë të martën në Kupën e Francës ndaj Lens, por infeksionet nga Covid po alarmojnë ekipin.

Sipas raportimeve nga edicioni online i L’Equipe, në fakt, janë 4 futbollistë pozitivë me koronavirus: Jonathan David, Isaac Lihadji (i pa vaksinuar), Domagoj Bradaric dhe një tjetër emri i të cilit nuk dihet…

Por, nuk është vetëm Lille skuadra që vuan nga koronavirusi dhe infektimet…

Shtatë lojtarë të Monacos rezultuan pozitivë me Coronavirus, duke e çuar totalin në 16 në skuadër.

Klubi e zyrtarizoi në prag të ndeshjes së Kupës së Francës kundër Quevilly-Rouen të divizionit të dytë, që duhet të luhet nesër (ora 18.30).

Monaco tha se asnjë nga shtatë lojtarët nuk ka simptoma shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat