Sheikët e Newcastles bëjnë goditjen e parë pas marrjes së pronësisë së re

Futboll

Sheikët e Newcastles bëjnë goditjen e parë pas marrjes së pronësisë së re

Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Newcastle do ta bëjë goditjen e parë pas marrjes së pronësisë së re të sheikëve arab. 

Mbrojtësi i djathtë, Kieran Trippier do t’i bashkohet Newcastles nga Atletico Madrid, ka raportuar Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, marrëveshja është e përfunduar dhe ky do të jetë nënshkrimi i parë i pronësisë së re me negociatat të cilat filluan në dhjetor.

Burimet e ‘SkySports’ theksojnë se bëhet fjalë për një marrëveshje që ka tarfifën e 12 milionë funteve, megjithatë kjo ende është e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat