Presidenti i Barcelonës pozitiv me COVID-19

Futboll

Presidenti i Barcelonës pozitiv me COVID-19

Më: 4 janar 2022 Në ora: 22:31
Joan Laporta

Joan Laporta ka rezultuar pozitiv me Covid-19.   

Rastet te Barcelona me Covid-19 nuk kanë të ndalur. Pas shumë futbollistëve, tani numri një i klubit, Joan Laporta, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Kështu, ai nuk do të udhëtojë me skuadrën as në Linares (për xhiron e 32-të të Kupës së Mbretit) dhe as në Granada (për ndeshjen e LaLiga).

Është në dyshim edhe për udhëtimin në Arabinë Saudite, atje ku Barcelona do të tentojë të fitojë Superkupën e Spanjës, ku fillimisht në gjysmëfinale do të luajë me Real Madridin për të kërkuar finalen ku do të jetë njëra prej Atleticos e Bilbaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat