Umtiti në Newcastle United!?

Futboll

Umtiti në Newcastle United!?

Më: 6 janar 2022 Në ora: 09:42
Samuel Umtiti

Barcelona e ka ofruar mbrojtësin Samuel Umtiti te Newcastle United në marrëveshje huazimi.

Newcastle është duke shpresuar për të transferuar një qendërmbrojtës, me shpresën që të fitojnë më shumë pikë një pjesën e mbetur të sezonit për të shpëtuar nga rënia.

Newcastle ka pranuar 42 gola deri me tani në Premierligë, me asnjë skuadër që nuk ka pranuar kaq, bashkë me Norwich Cityn që gjithashtu ka këtë rekord.

Sipas “Daily Mail”, Barcelona e ka ofruar Umtitin në Premierligë në marrëveshje huazimi deri në fundin e sezonit, me një opsion blerje të shtuar në kontratë.

Skuadra spanjolle dëshiron të largojë disa futbollistë që paguhen shumë, mirëpo nuk luajnë dhe francezi ndodhet në atë listë.

Umtiti ka bërë vetëm një paraqitje për Barcelonën këtë edicion dhe klubi është i zemëruar që ky i fundit ka refuzuar disa herë mundësinë e largimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat