Ëndërrojmë finalen në një referim korrekt

Futboll

Ëndërrojmë finalen në një referim korrekt

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:30
Ëndërrojmë finalen në një referim korrekt

Sonte zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të turneut të parë në futboll të vogël Arena Cup në qendrën sportive Arena Sport në fshatin Hotël të komunës së Likovës.

Salo Boden nga fshati Opajë do të përballet kundër KF Usejdi me fillim prej orës 20:00, ndërsa një orë më vonë na pret ballafaqimi mes Gipspunuesi Zimberi nga fshati Rramali ndaj Kafe Kushtrimi nga fshati Sllupcan.

Salo Boden dhe Gipspunuesi Zimberi deri tani kanë treguar paraqitje fantastike në këtë edicion të parë të Arena Cup, duke eliminuar ekipe të fuqishme në turne, andaj pritet që edhe sonte të ofrojnë ndeshje shumë të mira dhe interesante.

Ç’është e verteta të dyja ekipet kanë fituar edhe simpatinë e publikut të shumtë në tribunat këtij objekti modern sportiv për lojën e  tyre të bukur dhe korrekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat