Ancelotti me dy dyshime

Futboll

Ancelotti me dy dyshime

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:10
Ancelotti me dy dyshime

Carlo Ancelotti është shfaqur në konferencë për media para gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës që Real Madridi do ta zhvillojë me Barcelonën.

Carlo thotë se ka një dyshim sa i përket 11-shes, por dha sinjale se mund të bëhen dy ndërrime krahasuar me sfidën ndaj Valencias.

Dani Carvajal dhe Rodrygo, mund të startojnë në vend të Lucas Vasquez e Marco Asensio.

Ai lavdëroi punën që po bën Xavi Hernandez në ditët e para në stolin e Barçës.

“Reali favorit? Nuk mendojmë që jemi favorit, në kampin tonë asnjë lojtar nuk mendon kështu, mendojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të fitojmë”, tha Ancelotti.

“Nëse ju pëlqen më shumë Barça e Xavi….!? Më pëlqen sepse ai ka ide të qarta për lojën që dëshiron të luajë. Ai ndjek identitetin e këtij klubi. Ata kanë pasur një ecuri të mirë. Me idetë e tij skuadra do të përmirësohet”.

“Dyshime në formacion? Carvajal është njëri, tjetra krahu i djathtë i sulmit. Kam lojtar të freskët si Rodrygo që mund të luajë në vend të Asensios. Është kthyer Joviq”.

Ai e pranon se pavarësisht situatës Barcelonës, që ka shumë probleme, El Clasico është El Clasico dhe në fushë gjithçka mund të ndodhë.

Reali e Barça kërkojnë finalen nesër nga para 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat