Guardiola e dëshiron brazilianin si mbrojtës të majtë

Futboll

Guardiola e dëshiron brazilianin si mbrojtës të majtë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 18:27
Guardiola e dëshiron brazilianin si mbrojtës të majtë

Pep Guardiola e dëshiron brazilianin si mbrojtës të majtë.

Manchester City mësohet se është duke e përcjellur mbrojtësin e majtë të Athletico Paranaenses, Abner Vinicius derisa ata janë duke shikuar për të përforcuar të vetmen pozitë të dobët të tyre.

City, në të vërtetë nuk ka pasur një mbrojtës të majtë konsistent prej që Pep Guardiola menaxhon më këtë skuadër në pesë sezonet e fundit.

Benjamin Mendy ishte pritur që të ishte i tillë pasi që City investoi shumë para për ta marrë atë nga Monaco më 2017, por për shkak të problemeve me lëndime dhe problemeve jashtë fushe, tashmë ai nuk konsiderohet më në planet afatgjata të kampionëve anglez.

Oleksandr Zinchenko ka impresionuar në disa paraqitje por në të vërtetë ukrainasi asnjëherë nuk ia ka mbushur Guardiolës syrin dhe për të ai konsiderohet opsion rezervë.

Joao Cancelo është paraqitur po ashtu disa herë në krahun e mjajtë kur opsione ai Fabian Delph dhe Nathan Ake janë marrë parasysh, por që ata kanë qenë më shumë mesfushorë dhe mbrojtës se lojtar krahu.

Në të tilla rrethana City po e përcjell Abner dhe duket se do të punojë në ditët në vazhdim që ta transferojë atë, shkruan Telegraph.

21 vjeçari ka fituar medaljen e artë Olimpike me Brazilin në olimpiadën e Tokios dhe ai është përcjell nga skautët e City disa herë derisa ka luajtur për Paranaense.

Përpos medaljes olimpike, Abner ishte po ashtu pjesë e klubit të tij në fitoren e Copa Sudamericana vitin e kaluar. Abner do të gjente shtëpi në Manchester nëse do të largohet nga Brazili.

Tashmë në radhët e City janë disa brazilian si: Ederson, Fernandinho dhe Gabriel Jesus, si dhe Kayky,  18 vjeçari i cili  u transferua nga Dluminense verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat