Partizani ndan rrugët me një tjetër mbrojtës

Futboll

Partizani ndan rrugët me një tjetër mbrojtës

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:58
Partizani ndan rrugët me një tjetër mbrojtës

Partizani ka zyrtarizuar sot largimin e radhës.

Pas Emiliano Mustës tashmë është edhe Filip Gligorov që ndan rrugët me të kuqtë. Mbrojtësi maqedonas është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje nën drejtimin e Ilir Dajës.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov.

Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, njofton klubi i Partizanit.

Megjithatë e ardhmja e Gligorvit pritet të jetë përsëri në “Abissnet Superiore”. Sipas “SuperSport” Kukës ka nisur të “fërkojë duart” dhe po përpiqet të sigurojë firmën me mbrojtësin e krahut të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat