Barcelona i ofrohet sulmuesi i Arsenalit

Futboll

Barcelona i ofrohet sulmuesi i Arsenalit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:45
Barcelona i ofrohet sulmuesi i Arsenalit

Pierre-Emerick Aubameyang i ofrohet Barcelonës. Sipas informacioneve të “El Chiringuito”, sulmuesi i Arsenalit nuk është pjesë e planeve të trajnerit Mikel Arteta dhe marrëdhënia e tyre muajt e fundit është bërë e paqëndrueshme, ndaj sulmuesi do të mirëpriste largimin e tij nga skuadra angleze.

Megjithatë, te Barça mendojnë vetëm afrimin e Álvaro Moratas gjatë këtij janari. Sulmuesi spanjoll, në pronësi të Atleticos së Madridit, por i huazuar tek Juventusi, është i zgjedhuri Xavit për të kontribuar më shumë gola për “azulgranët”.

“Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshjen me Fiorentinën për blerjen e Vlahovicit, kështu që Morata nuk do të ketë të njëjtën peshë në sulmin bardhezi.

Ekipet e tjera, përfshirë Juventusin dhe PSG-në, janë gjithashtu shumë të vëmendshme për të ardhmen e sulmuesit nga Gaboni. Aubameyang ka bërë 14 paraqitje në Premier League këtë sezon dhe ka shënuar katër gola. I ardhur nga Borussia e Dortmundit, sulmuesi u shndërrua referencë e sulmit të Arsenalit, por marrëdhënia e tij e keqe me Artetën i ka hequr të gjitha privilegjet dhe ai pritet të largohet në ditët në vijim ose verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat