Ngrijnë tubat e ujit, futbollistët lahen në hotel pas ndeshjes! Anësori rrëshket në akull

Futboll

Ngrijnë tubat e ujit, futbollistët lahen në hotel pas ndeshjes! Anësori rrëshket në akull

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:39
Ngrijnë tubat e ujit, futbollistët lahen në hotel pas ndeshjes! Anësori rrëshket në akull

Ka startuar në orën 14:25, në stadiu min “Skënderbeu”, sfida e parë e raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Teutës. Ndeshja ka nisur me vonesë për shkak të mungesës së ujit në dushet e dhomave të zhveshjes.

Në fillim u krijua mendimi i shtyrjes për një datë tjetër i ndeshjes, por më pas delegati i takimit mori vendimin për ta nisur sfidën rreth 35 minuta më vonë.

Ka qenë i deleguari i FSHF-së, Uvil Zaimi, që pasi ka komunikuar me sektorin e garës dhe me zyrtarë, të dyja ekipet kanë vendosur që takimi të fillojë normalisht në orën 14:20. Shkak për shtyrjen e ndeshjes për gati 30 minuta është bërë një problem me dushet e stadiumit “Skënderbeu”.

Për shkak të temperaturave të ulëta i gjithë sistemi i ujit kishte ngrirë. Në momentet e para u fol për shtyrje të takimit të Kupës, ndërkohë që burime pranë organizatorëve pohuan se durrsakët kishin kërkuar që ta fitonin ndeshjen në tavolinë për mospërmbushje të masave të zhvillimit të ndeshjes. Ndërhyrja e sektorit të garave bëri që ndeshja të luhej me kushtin që lojtarët e Teutës, dushin pas ndeshjes ta bënin në hotelin ku ishin akomoduar para sfidës.

-Përpos kushteve të vështira atmosferike, rreth 400-500 vetë ishin të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen. Një pjesë e mirë e të pranishmëve kishin zgjedhur hollin e stadiumit dhe dhomat për të parë takimin. Ndërsa disa tifozë në tribunën përballë u treguan të pamposhtur duke e mbështetur ekipin nga shkallët e stadiumit.

– Sapo arbitrat dalin nga dhomat e zhveshjes, anësori Devis Koreshi rrëshqet në pistë në një zonë që ishte e ngrirë, por pa probleme.

– Gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as hedhja e topave të dëborës nga ata pak tifozë të pranishëm në drejtim të ndonjë lojtari të Teutës, kryesisht Aleksit, që kontestonte për çdo veprim tek arbitri. Topat e borës në tentativë nuk kanë munguar as ndaj gjyqtarëve.

– Pjesa e parë nuk ka pasur asnjë minutë shtesë, aq sa tifozët e pakët në stadium kanë ironizuar me kryesorin. “E mo, ngrive që e mbylle kaq shpejt?” Kjo ka qenë thirrja nga tribuna në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes Laver Alla në përfundim të pjesës së parë.

-Pas përfundimit të ndeshjes, për shkak të temperaturave të ulëta, stadiumi është boshatisur me shpejtësi, ku pjesëtarët e skuadrës së Teutës kanë hipur direkt në autobus dhe kanë shkuar në hotel për të bërë dush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat