Hasi? Sheikët e zëvendësojnë me trajnerin që turpëroi Barcelonën

Futboll

Hasi? Sheikët e zëvendësojnë me trajnerin që turpëroi Barcelonën

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:14
Hasi? Sheikët e zëvendësojnë me trajnerin që turpëroi Barcelonën

Besnik Hasi e ka të përfunduar eksperiencën e tij me ekipin e Al Ahli. 

Strategu shqiptar nuk ka plotësuar pritshmëritë e klubit dhe do t’i ndajnë rrugët në ditët e ardhshme.

Trajneri shqiptar e mbyll kështu aventurën e tij në Arabinë Saudite, teksa klubi ka gjetur një zëvendësues me emër të madh.

Bëhet fjalë për Jorge Jesus, që në këtë sezon ka marrë të gjitha kreditet me mrekullinë e bërë.

Benfika arriti që të kalonte Barcelonën për të marrë vendin e dytë në grupet e Champions League, ndërsa katalanasit do të shkonin në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat