Suspendohen disa lojtarë

Futboll

Suspendohen disa lojtarë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:16
Suspendohen disa lojtarë

Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka suspenduar disa lojtarë egjiptianë dhe marokenë, si dhe një anëtar të stafit profesional, për shkak të një sherri të ndodhur të dielën pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Pas kohës shtesë, Egjipti mundi me rezultat 2:1 Marokun dhe pas ndeshjes shpërtheu një sherr në korridoret që të çonin në dhomat e zhveshjes.

Egjiptianit Marëan Davud iu ndalua të luajë deri në fund të turneut, ndërsa ndihmës-trajneri i Egjiptit u përjashtua nga turneu.

Lojtari maroken Sofjan Bufal është suspenduar për dy ndeshje, si dhe bashkëlojtari i tij Sofian Çakla. Gjoba u vunë gjithashtu për dy skuadrat, dhe Egjipti u gjobit me 100,000 dollarë (përfshirë 50,000 dollarë për lojtarët e suspenduar) sepse nuk u mbajt konferencë për shtyp para ndeshjes çerekfinale.

Egjipti do të luajë kundër skuadrës vendase të Kamerunit, ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, të enjten në Yaounde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat