Zidane, i gatshëm për t’u rikthyer

Futboll

Zidane, i gatshëm për t’u rikthyer

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:47
Zidane, i gatshëm për t’u rikthyer

Francezi mund të rikthehet në zejen e trajnerit verën që vjen, mund ta marrë në dorë PSG-në.

Zinedine Zidane është i gatshëm të rikthehet në punën që e bën më së miri.

Trajneri francez mund ta marrë në dorë Paris Saint-Germainin gjatë verës që vjen.

Parisienët pritet të ndahen me trajnerin Mauricio Pochettino në fund të këtij edicioni.

Dhe, “Zizou” është i gatshëm për t’i drejtuar gjigantët e francës.

Për këtë siguron mediumi “OKDiario".

Klubi nga “Parku i Princave” është i vendosur për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Dhe, sheikët arabë besojnë se këtë do të mund ta bënin më lehtë me në krye Zidanen.

Siç dihet, ai e fitoi tri herë radhazi Championsin me Real Madridin.

Zidane ndërkohë do ta transferonte në Paris edhe Cristiano Ronaldon nga Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat