Nervozizmi i Interit në majë pas derbit

Futboll

Nervozizmi i Interit në majë pas derbit

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:31
Nervozizmi i Interit në majë pas derbit

Gëzimi për të fituar derbin është ende i madh te Milani dhe tifozeria kuqezi, pasi arriti një sukses fantastik falë një super Olivier Giroud.

Skuadra e Stefano Piolit, e cila kaloi në disavantazh, nuk u dorëzua, duke arritur kështu të përmbysë rezultatin.

Tonali dhe shokët e tij shtrënguan dhëmbët në sekondat e fundit kur zikalterit deri ne sekondat e fundit ishin ne kerkim te nje barazimi te rendesishem, shkruan Telesporti.

Theo Hernandez duhej të ‘sakrifikonte veten’, duke u përjashtuar për të mos lene nje aksion te rrezikshem te Interit.

Francezi ishte kështu protagonist me një të kuqe që nuk do ta lejojë të dalë në fushë ndaj Sampdorias, të dielën e ardhshme në orën 12.30.

Por ajo që kishte rëndësi ishte fitorja, arritja e një suksesi që padyshim vlente më shumë se tre pikë.

Një triumf për Milanin, që padyshim që e befasoi Interin. Skuadra e Inzaghit nw fund tw ndeshjes u shfaq tepër nervoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat