Van Nistelrooy refuzon pozitën e trajnerit te PSV Eindhoven

Futboll

Van Nistelrooy refuzon pozitën e trajnerit te PSV Eindhoven

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:31
Van Nistelrooy refuzon pozitën e trajnerit te PSV Eindhoven

Ish-sulmuesi i Manchester United, Ruud van Nistelrooy ka refuzuar mundësinë për të qenë trajner i PSV Eindhoven.

Skuadra e PSV po mendon që të bëjë ndryshime në stol, dhe një nga emrat që lidhet me këtë punë është ai i holandezit Nistelrooy.

Ikona holandeze aktualisht drejton skuadrën U19 të PSV, dhe nuk duket të ketë interesim për të marrë drejtimin e kësaj skuadre në kategorinë A.

“Mund të jem i qartë për këtë, tani. Unë nuk do të shkojë në skuadrën e parë të PSV”, ka thënë Nistelrooy për ESPN.

“Unë nuk mendoj se jam gati për këtë. Mendoj se duhet të vazhdojmë të ndjekim trajektoren për të cilën jemi pajtuar. Ambicia dhe nxitja janë aty, por është shumë herët”, shtoi holandezi.

Roger Shmidt pritet të zëvendësohet gjatë kësaj vere në stol. Nistelrooy heq veten nga gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat