Shqiptari me Espanyolin barazojnë me Barcelonën 

Futboll

Shqiptari me Espanyolin barazojnë me Barcelonën 

Nga: K. Goca Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 22:52
Shqiptari me Espanyolin e mposhtin Barcelonën 

Barcelona barazon në derbin e qytetit. Espanyol si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 kundër Barcelonës në ndeshjen e javës së 24-të të kampionatit spanjoll.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Keidi Bare, u paraqit nga minuta e parë duke u angazhuar deri në pikën e fundit, për këtë pikë që peshon shumë.

Darder në minutën e 40-të e de Tomas në atë të 64-tën shënuan për Espanyolin dhe Pedri në minutën e 2-të e de Jong në atë të 90+6 për Barcelonën.

Bare u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të dhe u zëvendësua në atë të 62-tën.

Melamed i Espanyolit dhe Pique i Barcelonës, u përjashtuan me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 90+3.

Barcelona renditet në vend të katërt  me 39 pikë e Espanyoli është i 13-ti me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat