Memelli: Njeriu mbahet nga krenaria

Futboll

Memelli: Njeriu mbahet nga krenaria

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 17:12
Memelli: Njeriu mbahet nga krenaria

Pas disfatës 2-0 ndaj Egnatias në transfertë, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se mungesat e kanë dëmtuar skuadrën, megjithatë tekniku bën thirrje që lojtarët të mos kërkojnë zgjidhjet individuale por të fokusohen te të luajturit në grup dhe për skuadrën. Sakaq, Memelli theksoi se krenaria duhet të bëjë diferencën dhe është i bindur se mund të dalë nga kjo situatë e vështirë.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme në këtë pikë të sezonit, donim të bënim një ndeshje të kujdesshme dhe të kishim shanset tona. Pusin e vendosën në mesfushë edhe pse është sulmues dhe jashtë pozicionit të tij nuk kërkonim dot më tepër. Hasëm vështirësi për të pasur aksione të rrjedhshme, morëm një gol që mund të evitohej.

Mbrojtja duhej ta largonte topin, i patëm shanset në të dyja pjesët për të barazuar, por ky është futbolli dhe duhet pranuar edhe humbja. Jemi të mërzitur, por të përgjegjshëm për situatën. Të gjithë së bashku dhe si staf, duhet të jemi më altruistë ndaj klubit. Nuk duhet të shohim individin, por grupi. Grupi duhet të ngrihet mbi çdo rezultat.

Drita në fund të tunelit është ajo çka me ngulm është që kërkojmë, të kthehen lojtarët e dëmtuar dhe të shtohet organika. Kishim tre lojtarë me karton, Sadriu, Dwumfour dhe Victor. Tashmë javën tjetër kemi jashtë Marën dhe Vangjelin, jo vetëm në futboll por edhe në jetë njeriun duhet ta mbajë krenaria dhe jam i bindur se me lojtarët do të dalim nga kjo situatë.

Realitetin duhet ta shikojmë në sy, të ulim kokën dhe të punojmë fort. Ka edhe 15 javë kampionat dhe duam të marrim maksimumin”, u shpreh Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat