Guardiola: Qesharake të flasim për titullin

Futboll

Guardiola: Qesharake të flasim për titullin

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Guardiola: Qesharake të flasim për titullin

Gara për titullin kampion në Premier League është më e hapur dhe më e zjarrtë se kurrë. Manchester City kryeson me 3 pikë më shumë se Liverpooli ndjekës, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe 12 javë.

“Cityzens” i pret sot një transfertë e vështirë. Djemtë e Pep Guardiolës do të përballen me Evertonin e Lampard (18:30), sfidë që do të transmetohet në Supersport 2.

Trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi, nuk e kursen batutën në lidhje me duelin për kreun kundër skuadrës së Jurgen Klopp dhe thekson se synon të fitojë titullin e katërt si trajner i Cityt.

“Më duket qesharake të diskutoj për titullin kampion në këtë moment. Nuk kam fituar kurrë në jetën time ndonjë trofe në janar, kurrë! Sigurisht që ka garë të fortë për titullin kampion.

Po shihja ndeshjen Arsenal-Wolves, kishte intensitet të lartë në çdo moment. Unë jam i lumtur për pozicionin që kemi në kampionat, objektivi ynë është të mbrojmë titullin”, deklaroi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat