E veshur me ngjyrat e Ukrainës, prezantuesja e njohur sportive

Futboll

E veshur me ngjyrat e Ukrainës, prezantuesja e njohur sportive

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:03
E veshur me ngjyrat e Ukrainës, prezantuesja e njohur sportive

Prezantuesja e “Sky Sports News”, Hayley McQueen u dëgjua të qante drejtpërdrejt në transmetim. 

Fansat e shqetësuar mbetën duke dërguar urime në rrjetet sociale, pasi 42-vjeçarja dukej se u emocionua shumë nga ajo që po ndodh me konfliktin ruso-ukrainas. Menjëherë pasi përmendi yjet e sportit, të prekur nga kriza në Ukrainë, McQueen kaloi në një intervistë të regjistruar paraprakisht me John Stones.

Ndërsa e bëri këtë, zëri i saj mund të dëgjohej i mbytur dhe mezi vazhdoi të fliste. “Sky Sports News” kaloi në një pauzë publiciteti. Kur u kthye, McQueen u shfaq në kamera dhe dukej se ishte në rregull. 

Gazetarja kishte veshur një bluzë blu me një fund të verdhë ndërsa prezantoi emisionin këtë të shtunë; të njëjtat ngjyra si flamuri ukrainas.

Zgjedhja e veshjes së saj u duk si një mbështetje për vendin që është pushtuar nga Rusia. Dhe shpërthimi i saj i emocioneve mund të jetë diçka që ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës. Një fanse e shqetësuar shkroi: “Shpresoj se @HayleyMcQueen po ndihet mirë. Dukej sikur filloi të qante gjatë raportit të fundit jashtë ekranit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat