Neville: Ndryshon nga të tjerët

Futboll

Neville: Ndryshon nga të tjerët

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:22
Neville: Ndryshon nga të tjerët

Në usht.rinë e madhe të legjendave të futbollit të Anglisë që janë impresionuar nga Armando Broja, tanimë ka hyrë edhe Gary Neville. Nuk ka nevojë për më tepër përshkrim që të tregojmë se kush ka qenë mbrojtësi legjendar i Manchester United. Emri i tij thotë shumë dhe syri i tij njeh mirë “sulmuesit e racës”.

Mesa duket, për Gary Neville, Armando Broja i përket kalibrit më të lartë.

Në një intervistë të fundit, Neville tregon se është i impresionuar me sulmuesin shqiptar. Gjithashtu ai vë në dukje faktin se nëse lojtarët e tjerë të rinj janë të nxituar dhe nisin vrapimin duke shteruar energjitë që në fillim për të treguar aftësitë e tyre, Broja shfaqet si të kishte vite të pafundme mbi shpatulla.

Ai nuk zgjedh që të vrapojë kur topi qarkullohet nga kundërshtarët, për të mbajtur energjitë që të shpërthejë kur të jetë në kontakt me topin, siç bëjnë në fakt edhe sulmuesit më të mirë në botë.

“Jam i impresionuar jashtëzakonisht shumë nga Armando Broja. Është shumë i qetë në fushë. Kur e shikon sesi sillet teksa rivalët kanë topin, mendoj se lojtarët e rinjë janë me të vërtetë më të mirët dhe duken shumë vite përpara moshës së tyre.

Brojën nuk e sheh duke vrapuar, është gjithmonë në kontroll të vetes së tij. Ai e di se çfarë do të bëjë dhe se kur duhet ta ngadalësoj hapin. Shumë lojtarë të rinjë janë të çrregullt dhe shumë të nxituar, por Broja nuk është. Është një talent vërtet, vërtet shumë emocion që mua më pëlqen shumë”, tha Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat