Tatuazhi i Maradonës shpëton gazetarin kilian nga arrestimi në Ukrainë

Futboll

Tatuazhi i Maradonës shpëton gazetarin kilian nga arrestimi në Ukrainë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:38
Tatuazhi i Maradonës shpëton gazetarin kilian nga arrestimi në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka grumbulluar gazetarë nga e gjithë bota, ku një prej tyrë është dhe gazetari kilian, Daniel Matamala.

Daniel Matamala së bashku me disa kolegë të tjerë ka qënë pjesë e një momenti aspak të favorshëm ku është arrestuar nga ushtria ukrainase.

Arrestimi sigurisht është bërë pasi ukrainasit mendojnë se ka shumë spiunë rus dhe kështu persona të dyshimtë arrestohet për t’u verifikuar. Ai ka treguar në rrejtet sociale se si ka ndodhur ngjarja dhe pse tatuazhi i Maradonës i shpëtoi ata.

“Sot në një nga postblloqet, policia na sekuestroi dokumentet, kamerat dhe telefonat. Na shoqëruan në komisariat ku patëm dhe disa momente të tensionuara në kohën kur po merreshim në pyetje.

Ukraina është një vend në luftë tashmë dhe dyshohet për spiunë apo deversantë. Një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi dhe tha dy fjalë që i kuptuam, “Messi” dhe “Maradona”. Këtu ndryshoi gjithçka, kameramani tregoi se kishte një tatuazh të Diego Armando Maradonës në këmbën e tij.

Atmosfera dhe humori ndryshoi menjëherë falë “Dorës së Zotit”, pra Maradonës dhe me anë të futbollit ne arritëm të shpëtonim nga ajo situatë”, është shprehur Matamala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat