Memelli paralajmëron largimin

Futboll

Memelli paralajmëron largimin

Më: 8 mars 2022 Në ora: 19:10
Memelli paralajmëron largimin

Pas disfatës ndaj Dinamos, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i trajnerit të Skënderbeut.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se situata te skuadra e Korçës është shumë e vështirë ndaj, për këtë arsye theksoi se është i gatshëm të largohet.

“Situata nuk është aspak e mirë, çdokush e kupton që po vuajmë.

Kishim punuar në mbrojtje dhe ajo që më vjen më shumë keq është jo që humbëm, por që e pësuam aty ku kishim punuar më shumë.

Megjithatë e dimë që nga fillimi i sezonit skuadra nuk ka qenë e plotë ashtu si sot dhe dihet që për sa kohë trajneri se ka skuadrën e plotë gjërat vështirësohen. Po theksoj se unë jam një njeri nuk bëhet barrë për askënd, do bisedoj me Presidentin që t’i hapim rrugë dikujt tjetër, pasi edhe lojtarët janë të ngarkuar dhe me këtë këndvështrim dua ta mbyll këtë deklaratë dhe do të vendoset në 24 orët në vazhdim.”-theksoi Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat