Llapjanët kërkojnë tre pikë, besojnë ende në titull

Futboll

Llapjanët kërkojnë tre pikë, besojnë ende në titull

Nga: K.G. Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:22
Llapjanët kërkojnë tre pikë, besojnë ende në titull

Llapi nga Podujeva mobilizon forcat kundër Drenicës nga Skenderaj. Llapjanët ende besojnë në titull, sidomos pas humbjes së Ballkanit me rezultat 2:1 nga Malisheva.

Ballkani aktualisht kryeson me 48 pikë, por ka një takim më shumë se rivalët, Gjilani që ka 46, Drita 41, Llapi 39 pikë etj.   

“Të dashur tifozë llapjanë, "Legjenda" dhe qytetarë të Podujevës, pas disfatës sot të Ballkanit "lufta" për titull kampion mbetet ende e hapur dhe ne ju garantojmë ndeshje të mira në vazhdim dhe do japim atomin e fundit për t'i arritur synimet tona bashkarisht me ju.

Nesër do ta zhvillojmë ndeshjen e radhës kampionale ndaj FC Drenica në stadiumin "Zahir Pajaziti" nga ora 13:00 dhe përkrahja juaj na jep motiv shtesë drejt rikthimit të fitoreve.

Nesër të mbushim stadiumin e t'iu japim zemër djelmoshave tanë për të vazhduar me lojëra të mira e varg fitoresh!”, shkruan në faqen e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat