Opsioni për ta blerë Coutinho-n për 40 milionë euro? Flet Gerrard

Futboll

Opsioni për ta blerë Coutinho-n për 40 milionë euro? Flet Gerrard

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:24
Opsioni për ta blerë Coutinho-n për 40 milionë euro? Flet Gerrard

Philippe Coutinho ka bërë për vete në pak kohë Aston Villa-n dhe trajnerin Steven Gerrard. Ish-mesfushori e ka kërkuar me ngulm brazilianin dhe tani shpreson ta mbajë në ekip, edhe pse 50 milionë eurot e kërkuara nga Barcelona për blerjen përfundimtar janë shumë.

“Opsioni për ta blerë Coutinho-n për 40 milionë euro? Është më e komplikuar nga sa mendohet. Po të ishin paratë e mia, e dini mirë se çfarë do të bëja”, ka thënë Gerrard në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes kundër Leeds-it.

Ne tetë ndeshje të luajtura në Premier League me Aston Villa-n, Coutinho ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat