Oferta marramendëse për ta blerë Chelsean, Abramovichit i ofrohen 3,2 miliardë euro

Futboll

Oferta marramendëse për ta blerë Chelsean, Abramovichit i ofrohen 3,2 miliardë euro

Më: 14 mars 2022 Në ora: 17:58
Roman Abramovich

“Saudi Media Group” raportohet se tashme e ka bërë ofertën për ta blerë klubin e Chelseas, pasi Roman Abramovich vendosi ta vë në shitje pas sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Sipas raportimeve të fundit, kompania nga Arabia Saudite ka ofruar 2.7 miliardë funte apo 3.2 miliardë euro për blerjen e klubit nga Londra.

Presidenti i SMG-së, Mohamed Alkhereiji, besohet se është tifoz i Chelseas dhe drejton një konsorcium privat. 

“Saudi Media Group” dhe Alkhereiji thuhet se nuk kanë asnjë lidhje me Qeverinë e vendit të tyre.

Procesi i shitjes i klubit londinez do të monitorohet edhe nga Qeveria britanike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat