Sevilla ka frikë

Futboll

Sevilla ka frikë

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:26
Bono

Klubi spanjoll, Sevilla është duke përgatitur ofertën e re për portierin Yassine Bono.

Sipas mediave spanjolle, Sevilla është e etur për të ‘blinduar’ ‘gardianin’ Bono.

Lojtari i Marokut me origjinë kanadeze aktualisht me Sevillan ka kontratë deri në vitin 2024, por thuhet se krerët e skuadrës spanjolle, dëshirojnë ta mbajnë në klub edhe për disa vite portierin Bono.

Sevilla ka frikë se performanca e mirë e Bono-s mund të ndez interesimin e klubeve të mëdha evropiane, andaj krerët e skuadrës spanjolle, janë duke përgatitur kontratën e re në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e lojtarit te Marokut edhe për disa vite.

Siç raportohet, shefi i Sevillas, Monchi është gati të nisë negociatat me agjentin e lojtarit për një marrëveshje të gjatë për porterin Bono, i cili thuhet se në kontratën e re do të ketë edhe rritje pagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat