Shkupi nuk kursen as Strugën

Futboll

Shkupi nuk kursen as Strugën

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:46
Shkupi nuk kursen as Strugën

Përfundoi ndeshja e xhiros së 24 në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, mes Strugës dhe Shkupit, me rezultatin 1:3.

Vendasit ishin të parët që hapën serinë e golave me Bosancic në minutën 45’ por shpejtë u përgjigj sulmuesi shkupjan Sunday Adetunji, i cili shënoi menjëherë për ti barazuar shifrat në 1:1 dhe kështu përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra shkupjane vazhdoi të kërkojë golin e avantazhit dhe i njëjti erdhi në minutën 70’ nga Marjan Radeski.

Gjithçka përfundoi kur Omar Imeri shënoi golin e tretë dhe të fitores për ti siguruar Shkupit tre pikët në Strugë.

Pas ndeshjes, i lumtur për fitoren foli Omar Imeri.

“Sigurisht që jam i lumtur që arrita ta ndihmoj skuadrën në këtë fitore. Ishte një ndeshje e vështirë por ne arritëm ti kryejmë detyrat tona me sukses.

Gjithashtu jam shumë i lumtur për golin që e shënova dhe këtë gol me shumë kënaqësi ua dedikoj tifozëve tanë që asnjëherë nuk na lanë vetëm, Shvercerat Shkup”, tha Omar Imeri.

Me këtë fitore, Shkupi vazhdon të qëndrojë lider në tabelë me gjithsej 58 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Shkupin do të jetë kundër Tikveshit në Çair, më 03.04.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat