Më shumë se 20 oferta serioze për të blerë Chelsean

Futboll

Më shumë se 20 oferta serioze për të blerë Chelsean

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:25
Më shumë se 20 oferta serioze për të blerë Chelsean

Pas gati tri javësh shqyrtimi dhe spekulimesh intensive, gjërat do të bëhen edhe më serioze në luftën për të blerë Chelsea.

Me Roman Abramovich jashtë kontrollit mbi “Stamford Bridge” për herë të parë në 19 vite, pasi u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin në mes të luftës në Ukrainë, e ardhmja e bluve është në diskutim.

Dhe pasi ora shënoi 09:00 të mëngjesit të së premtes, mbërriti afati i fundit për ofertuesit. Siç raporton “The Mirror”, besohet se ka pasur më shumë se 20 palë të besueshme të interesuara për të blerë klubin, që Abramovich e mori në dorëzim në vitin 2003 për 140 milionë sterlina.

Duke pasur parasysh se si qeveria britanike, ashtu edhe Premier League duhet t’i marrin ofertat, ka pak informacion mbi çfarë po ndodh. Megjithatë, “Mirror” ka bërë një përmbledhje interesante.

Një miliarder me bazë në Gjirin e Tal Ben Haim, Bernardo Antwi Boasiako, Woody Johnson (miku i Trump), Mushin Bayrak, një grup mediatik saudit, partnerë të Aethel ose një konsorcium Coe-Broughton, familja Rickets (të cilët janë pronarë të Chicago Cubs), Nick Candy (agjent imobiliar) ose konsorciumi Wyss-Boehly-Goldstein duket se kanë bërë oferta serioze.

Oferta më e madhe, rreth 3 miliardë euro,  është ajo që kryeson listën dhe vjen nga “Saudi Media Group”, e drejtuar nga Mohamed Alkhereiji. Rezultati i “ankandit” mund të mësohet në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat