Nuk mjafton goli i reprezentuesit të Kosovës, Clermont mposhtet nga Lens-i

Futboll

Nuk mjafton goli i reprezentuesit të Kosovës, Clermont mposhtet nga Lens-i

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:56
Nuk mjafton goli i reprezentuesit të Kosovës, Clermont mposhtet nga Lens-i

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, realizoi për Clermont-in, por nuk i mjaftoi goli i tij që të kthehen me rezultat të favorshëm. 

Lens ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Clermont-it, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit francez. 

Rashani shënoi në minutën e nëntë, ndërsa për vendasit shënuan Danso (39'), Sotoca (45+3) e Haidara (58'). 

Rashani u zëvendësua në minutën e 83-të. 

Lens është në vend të gjashtë me 44 pikë e Clermont i 16-ti me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat