Trajneri i Burkina Fasos ka disa fjalë: Çfarë dimë tjetër për Kosovën...

Futboll

Trajneri i Burkina Fasos ka disa fjalë: Çfarë dimë tjetër për Kosovën...

Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:29
Trajneri i Burkina Fasos ka disa fjalë: Çfarë dimë tjetër për Kosovën...

Trajneri i Kombëtares së Burkina Fasos, Kamou Malo ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes miqësore me Kosovën.

Kosova dhe Burkina Faso do të përballen nesër (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Trajneri i kombëtares afrikane e ka vlerësuar figurën e trajnerit të ri të Kosovës, Alain Giressen, ndërsa ka theksuar se Kosovën nuk e njohin mirë.

“Me qenë shumë i sinqertë, nuk e njohim shumë Kosovën. Mbi të gjitha kjo lojë do të jetë një mundësi e jona për njohje më të mirë të Kosovës. Ani pse ne jemi të vetëdijshëm për trajnerin e Kosovës Alain Giresse i cili është një figurë e njohur në Afrikë dhe e dimë që ai po bënë një punë shumë të mirë dhe e dimë që do të bëjë një punë shumë të mirë”.

“Çfarë dimë tjetër për Kosovën është se shumë lojtarë të ekipit të Kosovës luajnë në ekipe shumë të njohura kudo anë e mbanë Evropës, prandaj për më shumë presim lojën e cila do të zhvillohet nesër.

Mbi të gjitha kjo lojë është një mundësi që ta zbulojmë Kosovën dhe ani pse është lojë miqësore ne nuk do ta trajtojmë të tillë, do të tentojmë ta japim maksimumin tonë.”, tha Malo në konferencë.

Kujtojmë se Kosova pesë ditë pas takimit me Burkina Fason udhëton në Zvicër për të zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore kundër “helvetikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat