Serie A nuk lejon të regjistrohen futbollistët nga Ukraina

Futboll

Serie A nuk lejon të regjistrohen futbollistët nga Ukraina

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:18
Serie A nuk lejon të regjistrohen futbollistët nga Ukraina

Futbollistët ukrainas nuk mund të regjistrohen në Serie A. Është ky vendimi i fundit që Federata Italiane ka marrë për lojtarët profesionist nga Ukraina.

Në një kohë kur e gjithë bota po solidarizohet me Ukrainën për luftën që po përjeton ky vend nga ushtria ruse, Italia ka dalë kundër rrymës me vendimin e fundit të FIFA dhe UEFA.

Dy qeveritë e futbollit pak ditë më parë lejuar skuadrat në të gjithë botën që për shkak të situatës së krijuar, të mund të regjistrojnë jashtë sezonit të merkatos, të gjithë lojtarët profesionistë ukrainas të cilët janë larguar nga zona e luftës apo kanë prishur kontratat me klubet ruse.

Por pavarësisht se shumë vende u solidarizuan për t’i dalë përkrah Ukrainës, Federata Italiane ka vendosur të mos e pranojë këtë rregull dhe mos të lejojë regjistrimin e asnjë lojtari në këtë moment të sezonit.

Kjo për shkak se drejtuesit nuk duan të prishin garën në Itali ku çdo llogari është e hapur. Sipas tyre, lojtarët e rinj mund të ndikojnë shumë në luftën për objektivat sezonalë të klubeve.

Përveç Federatës Italiane edhe Anglia ka ndjekur po të njëjtën rrugë për sa kohë FIFA dhe UEFA e ka lënë sipas dëshirës këtë rregull të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat