Prenga: Mund të mësoj shumë nga Kumbulla e Gjimshiti

Futboll

Prenga: Mund të mësoj shumë nga Kumbulla e Gjimshiti

Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:45
Prenga: Falenderoj trajnerin, mund të mësoj shumë nga Kumbulla e Gjimshiti

Në prag të ndeshjes kundër Spanjës ka folur dhe Herdi Prenga. Mbrojtësi, i cili aktivizohet në Hungari tek Kisvarda rikthehet në Kombëtare pas 4 vitesh, ku herën e fundit ka qenë nën drejtimin e Panuçit.

“Po kam qenë para 4 vitesh kur ka qenë trajneri Panuçi, jam i kënaqur që jam këtu prapë me çunat. Faleminderit trajnerit dhe stafit. Unë do jap maksimumin.”

“Besoj se po, minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të vij këtu me Kombëtaren. Aty jam paraqitur mirë.”

“Ata janë lojtarë që luajnë në një kampionat më të fortë në botë. Kanë eksperiencë dhe kualitet, besoj se mund të mësoj shumë nga ta.”

“Unë do jap maksimumin në stërvitje, trajneri do të vendosë sa minuta do të më japi. Të shohim.”

Shqipëria 4 vite më parë dhe tani, cili është ndryshimi?

“Ka pak ndryshime jo shumë. Atmosfera është prapë shumë e mirë, çunat njësoj. Stërvitjet j janë pak të ndryshme por çdo trajner ka stilin e vet.”

Kisvarda?

“Ndihem shumë mirë në kampionatin hungarez. Ekipi dhe rezultatet janë shumë të mira. Në gjysmë të sezonit kam qenë mbrojtësi më i mirë i ligës dhe në 11-shen ideale. Shpresoj të vazhdoj ashtu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat