A do të kalojë Xhaka në Serie A?

Futboll

A do të kalojë Xhaka në Serie A?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2022 Në ora: 18:22
A do të kalojë Xhaka në Serie A?

AS Roma nis një ofensivë të re për të transferuar futbollistin Granit Xhaka. 

Kështu bën të ditur gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”. 

Trajneri Jose Mourinho dhe Roma ka kohë që e kërkojnë Xhakën. 

“Arsenali dhe klubi i Serie A nuk arritën të bien dakord para nmjë kohe për transferimin e Xhakës. 

Mourinho thuhet se është shumë i impresionuar me personalitetin dhe performancën e 29-vjeçarit, kontrata e të cilit është deri në vitin 2024. 

Prandaj portugezi dëshiron të bëjë një ofertë të re për mesfushorin. 
Megjithatë, pika kryesore e diskutimit do të jenë edhe një herë paratë. Arsenali kërkoi 26.5 milionë franga

zvicerane vitin e kaluar. Romakët donin të vendosnin vetëm pak më pak se 12.5 milionë franga zvicerane në tryezë. A do ta gjejnë njëri - tjetrin këtë herë dy palët?”, shkruan media zvicerane “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat