Garcia: Shqipria na e tregoi në mënyrë perfekte

Futboll

Garcia: Shqipria na e tregoi në mënyrë perfekte

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:25
Garcia: Shqipria na e tregoi në mënyrë perfekte

Spanja mori një fitore në minutat e fundit kundër Shqipërisë, që i shkoi fare pranë një rezultati historik. Eric Garcia ka dhënë përshtypjet e tij të para pas përfundimit të ndeshjes, ku është shprehur në mikrofonin e “TVE”-së se trajneri i kishte paralajmëruar për vështirësitë që do të hasnin ndaj kuqezinjve.

Mbrojtësi i Barcelonës ka vlersuar paraqitjen e Shqipërisë, ndrsa shton se në ditët e sotme çdo ekip mund të të konkurojë.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Trajneri na kishte paralajmëruar tashmë për individët që kanë, bllokimin e tyre të mirë në mbrojtje dhe se janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm.

Mendoj se e kanë treguar në mënyrë perfekte sot.Mendoj se skuadra është duke u përmirësuar pas kalimit të minutave. Në pjesën e parë na mungonte pak ideja jonë. Në pjesën e dytë mendoj se kemi ndryshuar pak, jemi rikthyer të jemi ata që ishim dhe ne kemi qenë shumë më mirë.

Kur dilni në fushë, gjithçka që dëshironi është të fitoni. Në fund skuadra pati një reagim shumë të mirë pas rezultatit 1-1. Kjo po shkon mirë që ne të kuptojmë se çdo rival mund t’ju rezistojë.

Trajneri na kishte paralajmëruar tashmë dhe kështu ka qenë, por mendoj se është mirë që ne të kuptojmë se në këtë moment çdo ekip mund të konkurrojë me ju. Është gjithashtu mirë që ne të kuptojmë se sa e ndërlikuar ka qenë të kualifikoheshim direkt për Kupën e Botës”, ka deklaruar Eric Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat