Van Gaal me Covid, por shkon në stol

Futboll

Van Gaal me Covid, por shkon në stol

Më: 30 mars 2022 Në ora: 13:13
Van Gaal me Covid, por shkon në stol

“Mos u afroni, jam pozitiv me Covid”. Të martën mbrëma Lousi Van Gaal shtangu gazetarët gjatë konferencës për shtyp në përfundim të miqësores së Holandës me Gjermaninë, që u mbyll në barazim 1-1.

Trajneri i “tulipanëve” në fakt të hënën, 24 orë para ndeshjes me gjermanët, kishte rezultuar pozitiv në një test molekular. Megjithatë, u prezantua në stadium, mori pjesë në ndeshje, përqafoi lojtarët e tij dhe ata kundërshtarë, duke bërë gjithcka pa maskë ose ndonjë masë tjetër parandaluese.

Në Gjermani natyrshëm që sjellja e tij ka gjeneruar shumë diskutime, kjo edhe pse vetë Van Gaal konfirmoi se të premten nuk do të jetë prezent në shortin për Kupën e Botës pikërisht për shkak të testit ku rezultoi pozitiv. Van Gaal e shpjegoi në këtë mënyrë qëndrimin e tij: “Mjeku më tha që janë vetëm mbetje të virusit, që me testin molekular evidentohen për një kohë më të gjatë. Para ndeshjes bëra disa teste të shpejta dhe ato dolën të gjitha negative”

Për këtë arsye trajneri mendoi të qarkullonte lirshëm, pa marë masa parandaluese për personat e tjerë prezentë në stadium.

Mëngjesin e kësaj të mërkure ndërkohë, Reali i Madridit konfirmoi se Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me Covid. Tekniku italian nuk do të jetë në stol të shtunën e ardhshme në Vigo, ku Reali do të përballet me Celta-n, dhe rrezikon të humbasë dhe çerekfinalen e parë të Championsit, kundër kampionëve në fuqi të Chelsea-t, (të mërkurën e 6 prillit në Londër).

Gjithsesi ka shpresë që të rezultojë negativ në fillim të javës së ardhshme, pasi vështirë të imagjinohet se edhe ai të bëjë të njëjtën gjë si Van Gaal dhe të mund të prezantohet në stadium duke iu këshilluar të pranishmëve të mos i afrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat