Mësohet arsyeja pse United Boys lëshuan fushën

Futboll

Mësohet arsyeja pse United Boys lëshuan fushën

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:00
Mësohet arsyeja pse United Boys lëshuan fushën

Mësohet arsyeja pse United Boys lëshuan fushën!

Daut Kurti, drejtor sportiv i klubit të futbollit “United Boys of Gjakova” i cili garon në ligën e tretë të futbollit në Republikën e Kosovës, i ka larguar lojtarët e klubit të tij nga fusha në minutën e 39 të ndeshjes mes “United Boys of Gjakova”  dhe akademisë së futbollit “Australia” nga Mitrovica, të dielën, për shkak të, siç thotë Kurti, referimit të dobët të lojës nga ana e gjyqtarëve anësorë.

Meqë sipas tij, nuk  i merituan 10 gola nga ekipi kundërshtar në më shumë se 30 minuta lojë.

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes zyrës për media ka njoftuar se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit të klubit gjakovar dhe ka vendosur që loja të regjistrohet 3:0 në favor të ekipit kundërshtar nga Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat