Trajneri i U-21 shpjegon: Do të thërras vetëm lojtarë të Serie C

Futboll

Trajneri i U-21 shpjegon: Do të thërras vetëm lojtarë të Serie C

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:42
Trajneri i U-21 shpjegon: Do të thërras vetëm lojtarë të Serie C

Pas eliminimit të Italisë nga Maqedonia e Veriut, duke i lënë “axurrët” pa biletën e Botërorit, deklarata bom.bë erdhi nga tekniku i U-21 të italianëve. Paolo Nicolato ka marrë vëmendjen kryesore duke u shprehur se në Serinë A dhe në një vend ku po i besojnë vetëm të huajve, tanimë duhet të “gërmohet” në Serinë C për të gjetur vendasit.

“Duhet të diskutojmë dhe reflektojmë për përdorimin e të rinjve në Itali.

Nëse vazhdojmë kështu, do të duhet të nxjerrim lojtarë nga Seria C ose të gjejmë vendas”, kjo ishte deklarata e Nicolato që solli jo pak polemika. “Pashë që dikush u indinjua me fjalët e mia, ato nuk donin të ishin absolutisht ofendues ndaj dikujt dhe as nuk doja të bëja polemika.

Nuk e kam zakon të gjykoj punën e të tjerëve, as të kritikoj, thjesht desha të fokusohem në një temë që për mendimin tim meriton reflektim dhe të kërkoj kontributin e të gjithëve që gjërat të shkojnë mirë. Nuk është mendimi im, por fakt dhe e ndjej përgjegjësinë të mos largohem”, tha tekniku i U-21 të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat