Algjeria ankohet në FIFA

Futboll

Algjeria ankohet në FIFA

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:20
Algjeria ankohet në FIFA

Autoritetet algjeriane kanë njoftuar se ata kanë bërë një apel zyrtar në FIFA kundër asaj që ata e përshkruajnë si arbitrim i egër që shtrembëroi rezultatin e ndeshjes së dytë kualifikuese të Kupës së Botës në Katar 2002 kundër Kamerunit dhe kërkojnë që ndeshja të ri-luhet.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për shtyp të lëshuar nga Federata Algjeriane e Futbollit (FAF).

Kombëtarja algjeriane e futbollit u mund të martën e kaluar nga Kameruni me rezultat 1-2, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës, të luajtur në stadiumin “Mustapha Tchaker” në Blida, pasi fitoi ndeshjen e parë 0. -1.

Deklarata tregon se Federata Algjeriane e Futbollit është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet e autorizuara ligjërisht për të rivendosur të drejtat e tyre dhe për të ri-luajtur ndeshjen në kushte që garantojnë integritetin dhe paanshmërinë e arbitrimit.

I njëjti burim saktësoi se Federata Algjeriane po kërkon nga autoritetet e FIFA-s që të hetojnë për të hedhur dritë mbi arbitrimin e ndeshjes Algjeri-Kamerun. Pas humbjes dhe eliminimit të skuadrës së trajnerit Djamel Belmadi, tifozët algjerianë kanë shfryrë zemërimin e tyre ndaj arbitrit gambian, Bakary Gassama.

Sipas një postimi të tifozëve algjerianë të shpërndarë në platformat sociale, Gassama anuloi një gol të vlefshëm për sulmuesin Islam Slimani, nuk ekzekutoi të paktën një penallti dhe nuk përdori VAR-in me rastin e golit të parë të Kamerunit. Sipas televizionit shtetëror, presidenti i Federatës Algjeriane, Charafeddine Amara dhe të gjithë anëtarët e zyrës së tij, do të japin dorëheqjen këtë pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat